E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Thaçi i pakënaqur me strategjinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka fshehur zhgënjimin pas prezantimit te strategjisë se zgjerimit te BE per vendet e Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit është shprehur se strategjia ka dështuar të ofrojë qartësi për rrugëtimin e Kosovës në BE.

 

Në një postim në rrjetin social facebook, Thaçi ka theksuar se kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim ka shtuar presidenti Thaçi, por duhet te kaloje urgjentisht gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, si dhe te përmbylle procesin e dialogut me Serbinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë