E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Franca mbështetëse e fuqishme e Kosovës për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një takim me drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme  të Francës, ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor.

 

Kreu i shtetit të Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen që Franca po i jep Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë, sidomos në çështjet imediate, siç janë anëtarësimi në INTERPOL dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

 

Reklamë

Nga ana tjetër drejtoresha Mangin u shpreh se Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.

 

Gjithashtu nga ana tjetër Thaçi, po ashtu, konfirmoi se do të jetë në Paris, më 11 nëntor, në mesin e 84 krerëve të shteteve, në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron.

Vazhdo të lexosh

Reklamë