E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Teuta pëson disfatë në Letoni, me një këmbë jashtë Europa League

Teuta është mposhtur me rezultatin e thellë 3 me 0 nga letonezët e Ventspils në ndeshjen e parë të kaulifikuesve të UEFA Europa League.

 

Reklamë

Një humbje kjo që duket se ka prerë shpresat e durrsakëve për një kualifikim drejt raundit të dytë.

 

Takimi i zhvilluar në “Ventspils Olimpiskais Stadions”, foli shumë shpejtë për vendasit e Ventspils të cilët pas vetëm pesë minutash lojë arritën të shënonin me Mikhail Sergiychuk.

 

Por kur dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes me shifrat 1 me 0, të besuarit e Bledi Shkëmbit janë befasuar pasi Ventspils arriti të shënonte dhe dy herë të tjera.

 

Në të 77 minutë ishte Mikhail Sergiychuk ai që dyfishoi epërsinë e në të 88 Aiyegun Tosin vulosi shifrat në 3 me 0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë