Ministrja e Kulturës, Elva Margariti këtë të martë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus ka folur në lidhje me projektet më të fundit që institucioni ka për të ofruar sa më shumë lexuesin me librin.

 

Në tetorin e librit, ministrja është shpehur se janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që ka përfshirë shumë aktorë të tjerë dhe jo vetëm personat që janë të përfshirë në botën e librit si shkrimtarët.

 

Sipas Margaritit fokus kryesor gjatë aktiviteteve me moton “lexo shqip”, ka qenë tek të rinjtë për  ti bashkuar sa më shumë me të rinjtë që janë më të prirur drejt teknologjisë.

 

Gjithashtu nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus ministrja është shprehur se së shpejti do të marrë jetë dhe një projekt i ri për Biblotekën Kombëtare.

 

“Ne kemi ndermarre hartimin e nje programi për një Biblotekë të re Kombëtare, një projekt që të fokusohet për një qëndrueshmëri disavjecare, jemi përqëndruar tek periudha për 15 vjet, për mënyrën se si Biblokteka Kombëtare do të qëndrojë në jetë. Po shikojmë aspektet financiare të këtij projekti per ti dhene nje kuptim të plotë që do të ketë një përmbajtje të mirë dhe vlera ekonomike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *