E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Maliq, 44 vjeçari humb jetën, makina e zë poshtë teksa po ngarkonte disa mjete (EMRI)

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari,Igli Kllogjeri, ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka mbetur pa frena dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.

Reklamë

Për pasojë, personi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.