E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Tetë skiatorë humbin jetën në Kaliforni, i mori orteku para

Tetë skiatorë që u rrëmbyen nga një ortek në Kaliforni të SHBA-ve të martën, u gjetën të vdekur sot (18 shkurt), ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për një person të zhdukur, njoftuan autoritetet lokale.

Orteku rrëmbeu 15 skiatorë në Castle Peak, një majë mali në Sierra Nevada veriore. Gjashtë prej tyre u shpëtuan disa orë më vonë.

Reklamë

Sherifi i Qarkut të Nevadës, Shannan Moon, njoftoi sot në një konferencë për shtyp se “tetë nga nëntë skiatorët e mbetur janë gjetur të vdekur”.

Ai shtoi se “po bëhen kërkime për një anëtar tjetër të grupit, të fundit, fati i të cilit është ende i panjohur”.

Kalifornia është përballur me një valë të fortë moti të keq që nga e diela, e cila ka shkaktuar reshje të dendura shiu në Los Angeles (jug) dhe reshje të dendura dëbore në male.

Vazhdo të lexosh

Reklamë