Tetë fermerë “humbës”, çfarë do të ndodhë me ta, a do t’i bashkohen “Fermës” më të famshme në Shqipëri? Bes Kallaku: Do të marrin rrugën e…

Valer Kolnikaj, Ditea Berisha, Florian Agalliu, Gledis Gegaj, Xhesika Polo, BabyGee, Renis Gjoka dhe Gloria Meshi nuk kanë arritur që të fitojnë sfidën e parë në “Ferma Vip”. Kështu të tetë konkurrentët do të duhet që të konkurojnë sërish me njëri-tjetrin në mënyrë që t’i bashkohen pjesës tjetër të banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e “Fermës VIP”.
Çfarë rruge do të marrin?
Bes Kallaku: Do të marrin rrugën e…
Kjo fjali e Bes Kallakut shkaktoi të qeshura mes banorëve dhe publikut.
Por çfarë do të ndodhë me “humbësit”?
8 konkurentët e grupit humbës do të sfidojnë njëri-tjetrin të ndarë në dy ekipe. Pra dy grupe me nga katër persona, do të garojnë. Katërshja fituese do të hyjë automatikisht në Fermë, ndërsa fati i katërshes humbëse mbetet mister. Çfarë do të ndodhë me ta? Ndiqeni live në linkun e mëposhtëm të Youtube:




