Vaksina kineze anti-Covid “CoronaVac”, ka dhënë rezultate të mira në teste . Gjatë eksperimentimit në mbi 700 individë të moshës 18-59 vjeç, vaksina u gjet e sigurt dhe pa efekte anësore, si dhe e aftë të nxisë shpejt prodhimin e antitrupave pas dy dozave të produktit . Kjo është ajo që bën të ditur revista e njohur “The Lancet Infectious Diseases”.

 

Mbetet të verifikohet  në fazën 3 të provës nëse përqendrimi i antitrupave i indukuar nga CoronaVac është i mjaftueshëm për të parandaluar infeksionin dhe nëse vaksina funksionon edhe tek të moshuarit .

 

“Rezultatet tona tregojnë se CoronaVac është e aftë të induktojë një përgjigje të shpejtë të antitrupave brenda katër javësh nga administrimi, me dy doza 14 ditë larg. Kjo e bën vaksinën të përshtatshme për një përdorim emergjent gjatë pandemisë “, tha Fengcai Zhu, nga Qendra Krahinore Jiangsu për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Nanjing.

 

CoronaVac është një nga 48 kandidatët për vaksina parandaluese Covid-19 që aktualisht janë në prova klinike.

 

Në fakt është një vaksinë e bazuar në të gjithë virusin e inaktivuar kimikisht, duke filluar nga një lloj Sars-CoV2 i izoluar fillimisht tek një pacient kinez. Të gjithë pjesëmarrësit në provë nuk kanë rezultuar kurrë pozitiv për koronavirus, dhe as kanë udhëtuar ndonjëherë në zona me një incidencë të lartë të sëmundjes.

 

Në të dy fazat eksperimentale, të raportuara në Lancet , vaksina u testua (duke e krahasuar me një placebo) në dy doza dhe prodhoi një përgjigje të antitrupave edhe me dozën më të ulët.

 

Sidoqoftë, për momentin nuk është e qartë nëse përqendrimi i antitrupave që gjenden në gjakun e vaksinuar është i mjaftueshëm për t’i mbrojtur ata nga virusi, sepse ishte më i ulët se përqendrimi i antitrupave që gjenden tek pacientët e rikuperuar nga infeksioni. Efektet anësore kanë munguar ose kanw qenë shumë të lehta; raportimi më i zakonshëm ishte dhimbja në vendin e injektimit.

 

CoronaVac  mund të ruhet në një frigorifer standard midis 2 dhe 8 gradë Celsius, siç është rasti me shumicën e vaksinave që përdoren sot, duke përfshirë ate te gripit sezonal”, shpjegoi një nga autorët e provës, Gang Zeng, nga Sinovac Biotech.

 

Për më tepër, vaksina mund të mbetet e qëndrueshme për më shumë se tre vjet, gjë që do të ofronte shumë përparësi në kohën e shpërndarjes edhe në vendet e largëta.

 

“Sigurisht, të dhënat nga testimi i fazës 3 do të jenë thelbësore në krijimin e dobisë reale të CoronaVac.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *