Subscribe

Partia Demokratike dhe qeveria prej ditësh janë përfshirë në një debat për numrin e testeve që Instituti i Shëndetit Publik duhet të kryejë për identifikimin e të prekurve nga virusi. Opozita këmbëngul në zhvillimin e sa më shumë testimeve si rruga e vetme per te mbajtur nen kontroll situaten.

 

Ndërsa qeveria i është përgjigjur se nuk e përcakton ajo sa analiza kryhen por Komiteti i Ekspertëve. Në përgjigje të këtij debati në distancë mes PD-së dhe qeverisë, Raul Gonzalez që përfaqëson Organizatën Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë thotë se ajo që duhet të ngulisim në mendjet tona është se mundësitë për të krye teste nuk janë në pafundësi, si në Shqipëri dhe në vende të tjera.

 

 RAUL GONZALEZ

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

 

Shumë vende kanë ndjekur rregulla të ndryshme për testimin. Duhet të kuptojmë që kapacitetet e testeve, pra tamponëve, nuk janë në pafundësi. Duhet ti përdorim ato në mënyrë strategjike dhe jam i vetëdijshëm që edhe autoritetet shëndetësore në Shqipëri këtë po bëjnë.

 

Tre kategoritë që Raul Gonzalez i quan domosdoshmëri për t’iu nënshtruar testimit janë:

 

Duhet të sigurojmë që çdo persona i cili ka simptomat e koronavirusit, të sëmundjes që ai shkakton apo ata persona që kanë qenë në kontakt me të infektuar, duhet ti nënshtrohen testimit.

 

Ecurinë e pandemisë deri më tani, drejtori i zyrës së OBSH-së në Tiranë e vlerëson normale por ende në pikun e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *