Policia ka arrestuar në kohë rekord një 29 vjeçar nga Prrenjasi, i cili plagosi me armë zjarri një 22 vjeçar dhe vodhi më pas një makinë tip Golf.

 

Shtetasi I arrestuar është Afrim Radiçi.

 

Sipas policisë rreth orës 01:30 të së mërkurës, në një lokal në fshatin Kakavec, në Prrenjas, 29 vjeçari Afrim Radiçi pas një konflikti për motive të dobëta plagosi më armë zjarri të tipit pistoletë shtetastin Xh.P. 23 vjeç, banues po në Kakavec.

 

Policia thotë se në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, 29 vjeçari ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi.

 

Por falë reagimit të shpjetë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez, të kapej shtetasi Afrim Radiçi.

 

23 vjeçari I plagosur është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtgë rrezilkut për jetën.

 

Ndërsa bëhet e ditur se është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *