E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Terroristi i kapur në Elbasan, Salvini: Sulm fanatikëve që sjellin luftë në shtëpinë tonë

Ministri i Brendshem italian, Matteo Salvini në një reagim ne facebook ka falenderuar autoritetet italiane dhe ato shqiptare për punën e mirë të bërë në arrestimin e Bledar Ibrahimit nga Elbasani I cili kërkohet në Itali për vepra terroriste.

Në postimin e tij me stë tjerash Salvini shkruan se lufta ndaj kriminelëve do të vazhdoje pa u ndalur.

Gjithnjë duke iu referuar Salvinit, në shtëpinë e 28 vjecarit ne Milano ishte gjetur material informues dhe gjurme të kontakteve të tij me fondamentalistë islamik, video dhe foto të lidhura me xhihadin.

“Luftë deri në fund, krimineleve dhe fanatikëve që sjellin luftë në shtëpinë tonë”, shkruan mes të tjerash Matteo Salvini.

Reklamë

 

 

Bledar Ibrahimi i kapur kete te marte ne Elbasan, do te ekstradohet pasi ne Itali ai akuzohet per pjesmarrje ne vepra terroriste pasi kishte lidhje me grupe fondamentaliste ne kete vend por edhe ne Egjipt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë