E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tërmeti tragjik/ Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një dekret këtë të mërkurë për të ndihmuar në rindërtimin e Kroacisë pas tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Një një status në “Twitter”, kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria do t’i ofrojë 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit të Petrinjës.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar në  rindërtimin e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues!  Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”

Si pasojë e lëkundjes së fuqishme, deri më tani, në Kroaci kanë humbur jetën 7 persona, mes tyre edhe një vajze e mitur 12 vjeçe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë