Banorët e një pallati 8 katësh në zonën e Astirit në Tiranë në kompleksin “Molla” sh.p.k prej 5 ditësh po flenë në makina për shkak të dëmtimit të banesave nga lëkundjet e tërmetit të 26 Nëntorit.

 

Banorët thonë se janë në pritje të ekspertëve për të vlerësuar gjendjen e pallatit nëse është i banueshëm apo jo, por deri tani nuk ka shkuar askush.

 

Shumë prej këtyre banorëve po flejnë jashtë në makina e disa të tjerë janë larguar tek të afërmit në qytete që nuk janë prekur nga tërmeti. Ata i bëjnë apel instancave përgjegjëse që të shkojnë të bëjnë vlerësimin e gjendjes pasi nuk din ç’të bëjnë e ku të shkojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *