E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmeti shkund Greqinë, 2 të vdekur e qindra të plagosur

Dy te vdekur e qindra te plagosur është bilanci i tërmetit ne Greqi. Mes te plagosurve janë edhe dy shqiptare. Një tjetër emigrant mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pas tërmetit të shkallës 6.7 ballë të shkallës Rihter, që goditi hapësirën detare midis ishullit Kos dhe Rodosit në detin Egje. Ai është transportuar me avion për në Athinë së bashku me dy të plagosur të tjerë. Më herët u raportuar për një tjetër emigrant shqiptar të plagosur nga tërmeti në ishullin Kos. Ai është identifikuar si Aldo Begolli nga Korça dhe ka pësuar dëmtime te lehta.

 

Reklamë

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës, lëkundja ka ndodhur në orën 01:31 duke u gdhirë e premtja. Valët e goditjes janë ndjerë në të gjithë Egjeun, nga Greqia në Turqi. Epiqendra u lokalizua 40 kilometra në det me thellësi 8 kilometra.

 

Reklamë

Dy viktimat jane një shtetas turk dhe një suedez, te cilët ndodheshin në një lokal të zonës, kur tavani  u rrëzua mbi ta, duke i lënë të vdekur në vend. Deri tani në spitalin e ishullit janë dërguar më shumë se 120 vetë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kanë kaluar natën jashtë nga frika e lëkundjeve.

 

Autoritetet thonë se numri i të plagosurve që dërgohen në spital po rritet. Me urdhër të Kryeministrit grek, në ishull shkuan edhe ministrat e Transportit, ai i Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministri i Marinës Detare. Problemet më të mëdha janë evidentuar në pjesën historike të qytetit, ku janë shembur disa banesa, si dhe në portin e Kosit, i cili është dëmtuar rëndë dhe për momentin është jashtë funksionit.

 

Dëmtime të lehta ka pësuar edhe aeroporti, por për momentin ai është funksional. Tërmeti ka prekur edhe Turqinë por fatmirësisht pa viktima, vetëm deme materiale në  qytetin e Bodrumit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë