Subscribe

Nje termet i fuqishëm trondit verilindjen e vendit dhe kryeqytetin. Per fat nuk ka te lënduar dhe as dëme ne banesa. Lëkundja me e forte me intensitet 5 deri 6 balle  është regjistruar ne orën 12.30 te mesditës dhe epiqendra e tërmetit ka qene fshati Vinjoll ne Mat, një zone me aktivitete te larte sizmik.

 

Specialistet e institutit te gjeoshkencave tregojnë se  ishin ne pritje te këtij tërmeti, pasi me herët ishin regjistrua 30 paragoditje me intensitet me te ulet.

 

Lëkundjet e tërmetit me magnitude 4.5 te shkalles rihetr jane ndjere edhe ne Dibër, Tirane dhe ne Elbasan.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *