Disa lekundje termeti u regjistruan mengjesin e kesaj te merkure pranë Napolit, në zonën Campi Flegrei ne jug te Italise.

 Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.2 ballë, e regjistruar  në orën 3.35 të mëngjesit dhe janë ndjerë qartë në disa lagje të Napolit.

Epiqendra e termetit ka qene tre kilometra në thellësi. Për momentin nuk ka asnjë lajm për te lenduar apo deme materiale.

Sipas INGV, ky është tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit ne kete zone.

Në Napoli shumë u zgjuan nga dridhja që zgjati disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit. Shumë njerëz dolën në rrugë. Tërmetit me magnitudë 4.2 i paraprinë mbrëmjen e së martës edhe dy lëkundje të tjera: një në orën 23.36 me magnitudë 2.0 dhe një në orën 22.49 me magnitudë 2.2.

Mbrojtja civile beri te ditur se eshte pezulluar perkohesisht lëvizja e trenave për kontrolle specifike te demeve te mundshme ne hekurudha pas tërmetit të fortë të regjistruar gjatë natës në provincen e Napolit.

 Linja e parë që u riaktivizua ishte ajo drejt Romës për të lejuar nisjen e trenave të shpejtësisë së lartë që ishin ndalur që në orën 5 të mëngjesit dhe për të ndjekur në mënyrë progresive të gjithë trenat e tjerë rajonalë.

Nderkohe ne disa lokalitete sikurse Pozzuoli jane mbyllur edhe shkollat/ tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *