E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmeti në New York, pamje të pabesueshme nga Statuja e Lirisë

Një tërmet i frotë ka goditur disa minuta më parë New Jersyn. Epiqendra e tërmetit ishte në Lebanon. Forca e tërmetit ishte 4.8. ndërsa thellësia fokale 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në veri si New Paltz, New York dhe në perëndim të Delaware.

Ky ishte tërmeti më i fortë që është ndjerë në New York që nga viti 1884, sipas Earth Cam, që ka fiksuar edhe momentin.

Në pamje, që arrijnë në nivelet e të pabesuesshmes, duket qartazi Statuja e Lirisë që lëkundet e gjitha.

Reklamë

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati asnjë lloj dëmi material apo në njerëz.

“Ekipi im po vlerëson ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës,” tha guvernatori i New York-ut Kathy Hochul, pak minuta pas regjistrimit të lëkundjeve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë