Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Greqinë ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në juglindje të Kymit dhe me thellësi fokale 14.6 kilometra, lëkundje të cilat u ndien edhe në zonën e Atikës.

Lidhur me këtë goditje ka reaguar edhe nënkryetari i bashkisë së Kymit, Argyris Pafras, i cili theksoi se fatmirësisht nuk ka asnjë dëmtim të raportuar deri në këto momente.

Por sipas tij mbetet shqetësues fakti që nuk ka patur asnjë pasgoditje.

Për momentin nuk ka dëme të dukshme. Shqetësuese është se deri më tani nuk kemi asnjë pasgoditje. Ne u tronditëm keq nga tërmeti. Banorët janë në qetësi, nuk raportohet për dëme, ndërprerje të energjisë etj”, tha Pafras.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *