Subscribe

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams u shpreh se qeveria në bashkëpunim me agjecitë duhet të jenë të përgatitur për të përballuar fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që mos të shënohen dëme të pallogaritshme.

 

Teksa ishte i ftuar në raportin përfundmitar të vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, Williams theksoi se një element i rëndësishëm është që ndërtimi të bëhet sipas disa standardeve. Sipas tij, agjencitë dhe aktet nënligjore duhet të jenë ekzistuese.

 

“Është e rëndësishme që të ndërtohet më mirë, të shikohet se cilat janë objektivat që kur të bëhet rindërtimi të jetë mobilizimi i duhur. Të merren parasysh edhe cështjet mjedisore. Mos harrojmë që në qendër të jenë njerëzit komunitetet. Agjencitë dhe aktet nënligjore duhet të jenë ekzistuese. Ulja e rrezikut nga fatkeqësitë kërkon që të gjitha agjencitë të bashkëpunojnë, ministritë e linjës, që të mendojnë një rezervë, të jenë të përgatitur. Por edhe zyrat e qeverisjes vendore duhet të kenë burimet e tyre”, tha ai.

 

Dëmi që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit është 985 milionë euro. Shifra u zbulua këtë të mërkurë nga ministri Bledi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *