E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmeti 6.2 ballë mbyll shkollat në Kretë, frikë e madhe tek qytetarët

A Resident passes next to a damaged Greek Orthodox chapel after a strong earthquake in Arcalochori village on the southern island of Crete, Greece, Monday, Sept. 27, 2021. A strong earthquake with a preliminary magnitude of 5.8 has struck the southern Greek island of Crete, and Greek authorities say one person has been killed and several more have been injured. (AP Photo/Harry Nikos)

Kreta nuk gjen qetësi nga termetet.

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar këtë të martë me magnitudën 6.2 të shkallës rihter duke shkaktuar panik të qytetarët. Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:24 me orën lokale  dhe ndodhi në një zonë detare 23 km në lindje të Zakros me 8.2 km thellësi.

Reklamë

Dridhja u ndje veçanërisht në Heraklion duke shkaktuar frikë të qytetarët të cilët dolën në rrugë. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet te ketë viktima por vetëm dëme materiale. Termeti shkaktoi probleme në ndërtesat e vjetra ndërsa kisha e shen Nikolaos, në Sitia, u shemb.

Për shkak të dridhjeve të forta, rrugët u bllokuan nga trafiku, ndërsa prindërit që vraponin në panik drejt shkollave për të interesuar për fëmijët e tyre.

Lëkundja sizmike u ndje në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos, si edhe në Santorini. Autoritet i ben thirrje njerëzve të qëndrojnë larg bregdetit pas frikës për një cunami.

Ministria e arsimit njoftoi se per shkak të lekundjeve postsizmike të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të qëndrojnë të mbyllura edhe të merkurën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë