E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tërmet 4.1 ballë në Shqipëri, ndihet në tre qytete

Një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë sipas shkallës richter ka panikosur banorët e qarkut të Elbasanit mengjesin e kësaj të mërkure.

Sipas institutit të gjeoshkencës, tërmeti është regjistruar në orën 02:39 me epiqëndër 18 km në juglindje të Përrenjasit dhe 32 km larg Elbasanit.

Lëkundja është ndjerë në Përrenjas, Librazhd, Pogradec dhe fshatrat e këtyre bashkive.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe raportime për dëme materiale, pervec panikut të krijuar.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë