E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentuan të manipulojmë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, burg Gentian Goskovës dhe Ervis Kosovës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën.

 

Ata  akuzohen se kanë tentuar që të manipulojnë dëshminë dhe rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

 

Reklamë

Sipas vendimit Goskova do të qëndrojë në burg 3 vite e 6 muaj, ndërsa Kosova u dënua me 2 vite e 4 muaj.

 

Prokuroria vëren se të dy këta persona kanë tentuar që të ndryshojnë dëshminë e Luftar Reçit, në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa emrave të tjerë të botës së krimit.

 

Bazuar në këtë dëshmi, spak ka mundur të zbardhë disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë