Kronikë
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente greke, ndalohen dy gra shqiptare në Itali

Dy gra shqiptare janë ndaluar në aeroport në Itali, teksa po tentonin të kalonin kufirin me dokumente greke të falsifikuara.
Reklamë
Sipas mediave fqinje, shqiptaret po përpiqeshin të shmangnin kontrollet. Ato janë arrestuar kur po kryhej kontrolli peër verifikimin e dokumenteve të pasagjerëve të fluturimit për në Manchester.
Gratë shqiptare identifikohen me inicialet D.O. dhe D.X., ndërsa po hetohen në gjendje të lirë.
Ekspertët vunë re gjatë kontrollit dokumentet shqiptare, të cilat i kishin fshehur mes sendeve të tjera personale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




