Identifikohet shtetasi qe u gjet i plagosur ne rruge mbremjen e kesaj te shtune ne Kucove.

46-vjecari Admir Bejo rezulton të jetë një emër i njohur për policinë e shtetit.

Ne vitin 2017 bashke me vëllain e tij, Ilija Bejon, ata kanë tentuar të vrasin me arme 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.

Nuk dihet nese kjo ngjarje e vjeter ka apo jo lidhje me plagosjen e Bejos mbremjen e sotme.

 

Kuçovë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *