Tenton të kalojë kufirin me pasaportën e nigerianit, arrestohet 24-vjeçari në Rinas

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Similarity”, Policia Kufitare e Rinasit arrestoi një 24-vjeçar nga Gana, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt një vlere pasaportën e një nigeriani, duke përfituar nga ngjashmëria fizike, ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi
Sakaq, policia ka sekuestruar pasaportën e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte i arrestuar.
Dyshohet se ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.




