E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin, arrestohet i riu shkodran

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 37-vjeçar.

Në pranga ka përfunduar i riu me iniciale K. K., 20 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë J. P., pas një konflikti.

Autori u largua me shpejtësi në momentin kur konstatoi punonjësit e policisë në vendngjarje, por u kap gjatë ndjekjes.

Uniformat blu vunë në pranga edhe 37 vjeçarin, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

Po ashtu u arrestua edhe 45-vjeçari me iniciale A. P., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë