Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se tentoi të vidhte një furgon në lagjen “24 Maji”, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit.
Në pranga ra shtetasi G. P., banues në Pejë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë të ftohtë (thikë).
Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu është autor edhe i një vjedhjeje tjetër të ndodhur më 6 mars në një lokal në lagjen “10 Korriku”, ku është marrë një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/vizionplus.tv





