Një tentativë grabitje është shënuar mesditën e kësaj të premte në Durrës.

Policia njofton se një person i paidentifikuar, ka tentuar të marrë një shumë parash me një pistoletë lodër.

Blutë po punojnë për identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.  

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *