E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 23-vjeçari në Muriqan

Një 23-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike kanabis me vete është arrestuar nga Policia Kufitare në Muriqan.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit A.E, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë