Gjykata e Tiranës la në burg Ardit Çelën, I riu I cili së bashku me dy shokët e tij dhunoi dhe tentoi ti vendose zjarrin me benzinë ish-partneres së tij të mitur.

 

Ndërkohë dy miqtë e tij, Enea Hoxha dhe 17-vjeçari me iniciale D.M., të cilët ndihmuan Ardit Çelën në këtë ngjarje të rënndë, janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

 

Tre të rinjtë dhunuan vajzën 16-vjeçareje e cila kishte bashkëjetuar më parë me 26-vjeçarin Ardit Cela.

 

Ato nuk u mjaftuan me kaq por më pas tentuan ta lyejne me benzine për ti vënë edhe flakën.

 

Dyshohet se të gjitha skenarin e rëndë e thuri ish-partneri I minorenes, 26-vjecari Ardit Çela , plan që nuk i funksionoi për fat të mirë deri në fund pasi vajza mundi të arratisej dhe të bënte denoncim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *