Policia e Shkodrës përmes një reagimi zyrtar ka mohuar lajme që qarkullojnë lidhur me tentativën për rrëmbimin e një fëmije. Blutë informojnë se janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe ka rezultuar se në të vërtetë bëhet fjalë për një furgon që transporton nxënës në shkollë. Drejtuesi i këtij mjeti është i punësuar nga institucioni arsimor.

 

“Pasi kanë marrë dijeni për këtë lajm, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë kryer të gjitha veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve  dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës”, thuhet në njoftim.

 

Ky reagim vjen pas disa lajmeve të publikuara në media lokale e sociale, ku shkruhej se një fëmijë është tentuar të rrëmbehet në qytetin e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *