E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Video · Kronikë

Tensionet te “5 Maji”, dëmtohen 8 efektivë, u goditën me sende të forta

Tetë efektivë policisë kanë marrë dëmtime nga sende të forta, të hedhura nga banoërt e “5 Majit”, gjatë rezistencës së tyre kundër vendimit për shembjen e disa banesave në këtë zonë.

 

Bëhet fjalë për 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

 

“Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin. Policia e Shtetit apelon për këdo të ndalë e shmangë aktet e dhunës mbi forcat e rendit, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë video

Reklamë