Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban,...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye...

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë...

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën...

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Shefi i OKB-së: “Nuk ka alternativë tjetër përveç diplomacisë”

15 Shkurt 10:02

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të hënën Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit që të ulin tensionet, duke thënë se “nuk ka alternativë tjetër përveç diplomacisë”.

 

“Çmimi në vuajtjet njerëzore, shkatërrimi dhe dëmi ndaj sigurisë evropiane dhe asaj globale është tepër i lartë për t’u imagjinuar”, tha ai duke folur për mundësinë e një sulmi rus ndaj Ukrainës, për të cilin Perëndimi thotë se mund të fillojë që të mërkurën.

 

“Thjesht nuk mundemi të pranojmë as mundësinë e një përballjeje të tillë shkatërrimtare”, tha ai nga selia qendrore e OKB-së.

 

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin me të gjitha palët, duke ofruar edhe mjediset e zyrave të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Zoti Guterres foli me gazetarët pas u kthye nga një drekë pune që organizohet çdo muaj për 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Rusia ka këtë muaj presidencën e radhës të këshillit dhe e organizoi drekën në mjediset e misionit të saj në OKB.

 

Më herët të hënën, zoti Guterres pati një takim virtual me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për rreth 20 minuta. Ai foli në vazhdim edhe me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

 

Zoti Guterres nuk dha detaje nga bisedimet, por mirëpriti kontaktet diplomatike, përfshirë në nivelin e krerëve të shtetit. Ai megjithatë paralajmëroi se retorika provokuese nuk ndihmon.

 

“Deklaratat publike duhet të synojnë uljen e tensioneve, jo përshkallëzimin e tyre”, tha shefi i OKB-së.

 

Ai gjithashtu citoi Kartën e OKB-së, duke nënvizuar thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjet dhe të mos kërcënojnë apo të mos përdorin forcën ndaj integritetit territorial dhe pavarësisë politike të një shteti, ose në çfarëdo mënyrë tjetër që nuk përputhet me objektivat e Kombeve të Bashkuara”.

 

“Të braktisësh diplomacinë për t’u konfliktuar nuk është thjesht si të kalosh një vijë (të kuqe), por është si të hidhesh nga maja e malit”, paralajmëroi zoti Guterres. “Pra, apeli im është ky: Mos e braktisni kauzën e paqes”./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Ok OKB Rusi tension Ukraine

Nga e njëjta kategori

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me Trump

më shumë...

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

më shumë...

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban, nevojitet zgjidhje përmes dialogut

më shumë...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte çdo shtet, por jo çdo vend ka dëshirë ta shohë të realizohet në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

5:54

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen...

5:45

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në...

5:38

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese...

5:32

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër...

5:29

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:53

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore...

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

3:55

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja...

3:42

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.