E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Serbët nuk po kërcënohen, janë peng i një dialogu që ka mbetur rrugëve

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Teksa u pyet nga një prej studentëve sesi mund të ulen tensionet në veri të vendit, Edi Rama përsëriti edhe një herë se Kosova është në të drejtën e saj. Kryeministri theksoi se serbët nuk janë duke u kërcënuar nga qeveria e Kosovës, por kanë mbetur peng i një dialogu që siç u shpreh ai ka mbetur rrugëve.

“Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, është një çështje e legjitimitetit dhe sovranitetit të çdo vendi. Është çështje e shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosvës janë pakica kombëtare nga më të përkëdhelura. Kjo e bën Kosovën një nga shembujt më të shkëlqyeshëm. Fakti është që ata nuk kërcënohen nga shteti i Kosovës. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të mos zgjidhjes përfundimtare të çështjes… ato manovra teatrale, ndoshta ushqejnë opinion publik serb”, u shpreh Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë