Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

2 Tetor 19:02

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

“Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Paralajmërojmë seriozisht Iranin  dhe grupet e afërta me te  që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit,” tha ajo.

Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë “pasoja serioze” ndaj Rojës Revolucionare të Iranit për veprimet e saj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit dhe shkëmbimit të sulmeve, që sipas tij po i çojnë popujt e Lindjes së Mesme “drejt humnerës”.

“Është e një rëndësie thelbësore që të shmangim një luftë të plotë në Liban, që do të kishte pasoja tepër të rënda,” shtoi ai.

Ai dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, si dhe sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut, ndërkohë që kritikoi Izraelin, për atë që e quajti, “fushatën më të përgjakshme dhe më shkatërrimtare ushtarake gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm” duke iu referuar konfliktit në Gazë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Është koha e fundit për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë,” deklaroi ai. “Është koha e fundit për t’u dhënë fund luftimeve në Liban… Është koha e fundit për të ndalur këtë cikël të rëndë përshkallëzimi, shtoi ai.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të martën, Irani justifikoi sulmin ndaj Izraelit si akt të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke cituar “veprimet agresive” të Izraelit, përfshirë shkeljen e sovranitetit të Iranit.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Izraelit njoftoi sot se i ka ndaluar hyrjen zotit Guterres në Izrael, duke e akuzuar se është treguar i njëanshëm ndaj Izraelit.

Ministri izraelit Israel Katz tha se Izraeli e ka shpallur zotin Guterren ‘persona non grata’. Ky vendim thellon çarjet ekzistuese ndërmjet Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara.

Izraeli po ashtu njoftoi të mërkurën se shtatë ushtarë të tij janë vrarë gjatë luftimeve në Liban. Vdekjet e tyre u bën të ditura të mërkurën, një ditë pasi Izraeli njoftoi se kishte filluar ofensivën tokësore në Liban.

Luftimet ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në pjesën jugore të Libanit, sipas njoftimeve të të dyja palëve. Izraeli njoftoi se do të dërgonte më shumë trupa dhe artileri në zonën kufitare./ VOA

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Lindje e Mesme SHBA Tensione Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë banesat

më shumë...

Aksident me vdekje në Durrës

më shumë...

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është shumë i vështirë

më shumë...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap duke shitur kokainë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.