E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministri i Jashtëm: Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin!

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka postuar një letër në plaftformën X, ku thotë se ia ka dërguar kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Në të, ai shpjegon arsyetimin e Izraelit për nisjen e sulmeve të tij kundër Iranit javën e kaluar, shkruan BBC.

Ai pretendon se vendit nuk i është dhënë zgjidhje pas “dekadave” të “akteve klandestine armiqësore” të Teheranit dhe kërcënimeve nga udhëheqësit e tij për “asgjësim” të Izraelit.

“Nuk është thjesht retorikë. Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin, i cili përfshin plane dhe veprime konkrete për të arritur këtë qëllim”, shkruan Sa’ar.

Reklamë

Ai gjithashtu thotë se Izraeli goditi për herë të parë në atë që ishte “dritarja e fundit e mundësisë” për të vepruar për të penguar një sulm të ardhshëm iranian.

Ndërkohë shifrat zyrtare të publikuara nga ministria e shëndetësisë e Iranit thanë të dielën se sulmet e Izraelit kishin vrarë të paktën 224 persona dhe shumica dërrmuese e tyre janë civilë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë