E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, kancelari gjerman zbarkon në Moskë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Moskë ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin , në një përpjekje për të bindur Kremlinin që të zgjedhë diplomacinë në kulimin e tensioneve dhe frikës për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

 

Reklamë

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë gjithashtu edhe për “Nord stream 2”, gazsjellësin e ri që është ndërtuar për të dërguar gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Projekti është finalizuar, por ende nuk ka miratim për funksionimin e tij.

 

Scholz ka refuzuar të kryejë një test kundër koronavirusit përpara takimit të tij me presidentin rus. Kancelari gjermani vendosi që pas uljes në Moskë të kryente testin PCR nga një mjek nga ambasada gjermane. Autoritetet ruse shëndetësore kërkuan të ishin të pranishëm në këtë moment.

 

Një ditë më parë, Scholz u takua presidentin ukrainas, Volodymir Zelenski ku i bëri të qartë Kremlinit se Gjermania dhe aleatët perëndimorë janë të gatshëm për dialog serioz me Rusinë, por gjithashtu janë gati për vendosjen e sanksioneve të forta, nëse Moska shkel integritetin territorial të Ukrainës.

 

Por në një moment ku vizita e kancelarit gjerman në Kiev dhe Moskë shihet si mundësia e fundit për të shmangur luftën, Partia e majtë ka propozuar ish kancelaren gjermane Angela Merkel si një ndërmjetëse të mundshme.”Olaf Scholz duhet t’i kërkojë Angela Merkelit mbështetje për të ndihmuar në zbutjen e këtij konflikti. Ajo ka autoritet mbi të dyja palët në konflikt për të qetësuar situatën.”- tha bashkëkryetari i fraksionit të majtë në Bundestag.

Vazhdo të lexosh

Reklamë