Tensione në protestë! Policia përdor ujë dhe gaz për të shpërndarë turmën (VIDEO)

Protesta e studentëve para godinës së ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus, Policia ka ndërhyrë për të shpërndajë turmën duke përdorur ujë dhe gaz.
View this post on InstagramReklamë
Fillimisht, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës dhe kanë shkruar me spraj në mure, ndërsa më pas kanë nisur të godasin institucionin me sende të forta.
Në vijim, ata kanë shkulur kangjellat metalike dhe tullat që ndodheshin në trotuar, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas, protestuesit kanë hyrë brenda rrethimit të Ministrisë, duke bërë thirrje “Digje, digje”.
Situata është tensionuar më tej kur protestuesit kanë tentuar të shqyejnë derën e hekurt për të hyrë brenda godinës, ndërsa kanë hedhur edhe flakadanë.




