E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tensione në Kuvend, Spiropali përplaset me opozitën: Do të nisni revolucionin në gotë të thyer

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

Opozita është mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar, teksa ka djegur goma dhe është përplasur me policinë. Ndërkohë, nga seanca është përjashtuar deputeti Flamur Noka.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është drejtuar opozitës nga foltorja e Kuvendit dhe ka thënë se ishte e parashikuar që ata do të shkaktonin tensione.

“Kjo ka vetëm një emër, utopia, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhiqet vëmendja dhe më pas nxirren jashtë kësaj salle për prishje të rendit. Ose ndryshe kalojmë në votim, e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen. Ishte kaq e parashikuar këta që bëtë e këto që përmendi.

Reklamë

Ti nuk njeh veten Gaz jo të njohësh atë. Do të nisni revolucionin në gotë të thyer, e keni shumë të shkurtër dorën.

Më të shkurtër se gjuhët tuaja që të arrini të dëmtoni vendin duke u nisur nga bregu.

Dorën mund ta përdorni për tu kapur secili për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni e kë nxirrni nga grupi, me Sali Berishën në krye nga dëshpërimi për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë e Italisë.

Jeni shumë komikë me tension dramatik që recitoni. Më mirë të dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë sepse këtu jeni shumë pak”, tha Spiropali. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë