Situata në “Parkun Olimpik” në Tiranë ku janë kutitë me vota të diasporës duket mjaft e tensionuar.
Partia Demokratike ka kërkuar që të mos numërohen votat e ardhura nga Greqia. Rreth orës 23:40 në “Parkun Olimpik” ka mbërritur edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili ju ka kërkuar komisionerëve të PD që të mos numërojnë asnjë votë të ardhur nga Greqia.
Ndërkohë ka patur dhe një përplasje mes Nokës dhe Ledian Ahmatit, kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet, pasi ky i fundit e cilësoi urdhrin e Nokës për të mos numëruar kutitë e Greqisë si skemë për të shtyrë procesin.
Pjesë nga debati:
Noka-komisionerëve: Çdo votë e Greqisë ti kalojë për numërim KQZ-së. Gjithë votat e tjera të kalojnë.
Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet: Flamur a nuk është kjo shtyrje e procesit?
Noka: Kush je ti mo?
Kandidati i NShB: Ledian Ahmati jam, përfaqësues i Shqipëria Bëhet.
Noka: Ik mor ti, pyes unë sa ushtarë jeni ju.





