E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë/ Rama: Nuk janë sekretë, gjeni të vërtetën

Kryeministri Edi Rama komentoi një nga çështjet shumë të debatuara të ditëve të fundit, tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke theksuar se nuk ka asgjë sekrete në këto tendera, kreu i qeverisë u shpreh i hapur që të vijohet investigimi, për të gjetur të vërtetën, sipas tij.

Reklamë

Rama tha se opozita ka treguar nivel të ulët me akuzat e hedhura për këtë çështje.

“Unë jua lë juve ta gjeni të vërtetën sepse fjala ime në këtë rast mbase nuk ka peshën e nevojshme. Gjeni ju të vërtetën dhe nëse do të gjeni diçka tjetër nga ajo që është thënë në mënyrë të vijueshme prej nesh, bujrum bëjeni. Unë nuk kam dëshirëm, nuk kam vullnet që të vazhdoj të merrem me opozitën. Mendoj që është e turpshme ajo që opozita ka bërë duke ngritur akuza ekstrenme. Tenderat sekretë nuk ekzistojnë, dihet se çfarë quhet sekrete. Nuk ekziston një e tillë si mund të jenë sekretë tendera që bëhen me pjesëmarrjen e shumë operatorëve. Nëse do të gjeni diçka tjetër, bujrum, na e bëni me dije.”

Më shumë video

Reklamë