Subscribe

Që nga koha kur çmimet e karburanteve si me shumicë ashtu dhe me pakicë përcaktohen me bord, është ngritur pikëpyetja se tenderat publikë që kryen administrata për këtë produkt janë gati fiktiv.

 

Me çmimet e përcaktuar operatorët e fushës thonë se dalin pa fitim dhe se janë vetëm në kufijtë e mbulimit të kostove ndaj pyetja që shtrohet është: A ka garë me çmime fikse? Për ekspertët e fushë një situatë e tillë favorizon vetëm të mëdhenjtë, ndërsa dalin jashtë loje kompanitë e vogla.

 

“Me këtë qasje është e dukshme që janë favorizuar dhe do të vijojën të favorizohen vetëm kompanitë e medha të cilat nuk janë kaq të prekura edhe pse ankohen shumë. Ndërsa kompanitë e vogla dalin direkt nga gara pasi e kanë të pamundur të konkurojnë”, thotë Eduart Gjokutaj.

 

Eksperti i ekonomisë këmbëngul se bordi vetëm transparencë nuk po bën, pasi transparenca e vërtetë është publikimi i faturave nga administrata fiskale për të kuptuar koston reale të këtij produkti nga kompanitë.

 

“Çfarë bën sot bordi? Ai mesatarizon çmimet e deklaruara në doganë dhe tatime, pra një strukturë mbi strukturë. E vërteta e çmimeve do të ishte fatura konkrete nga tatimet dhe doganat për blerjet dhe kostot që paguhen madje duke  krahasur me një vit më parë për të kuptuar situatën reale”, vijon më tej Gjokutaj.

 

Sipas bordit, kompanive të shumicës u njihen 3 lekë për litër shpenzime, ndërsa atyre të pakicës 12 lekë/litër. Prej afro dy muajsh, nga koha kur u krijua bordi, çmimi naftës dhe benzinës është i unifikuar si në Tiranë me konsumin më të lartë, ashtu edhe Laç apo Berat ku konsumi është më i ulët.

 

Çmimi është i unifikuar në të gjitha pikat pavarësisht nëse zotërohen nga kompanitë e mëdha në treg apo janë marrë me qira nga individë të ndryshëm, duke e kthyer tregun shqiptar në treg unikal në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *