Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

 

I riu me iniciale A.Sh është kapur në zonën e Mine Pezës në kryeqytet. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, ndërsa deri tani ka shkuar në 94 numri i të arrestuarve.

 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. 

 

Vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 94 numri i shtetasve të ndaluar.

 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

 

Si rezultat, në rrugën “Mine Peza”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *