Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale O.V, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 4”.
Blutë njoftojnë se me arrestimin e të riut, ka shkuar në 25 numri total i personave që janë ndaluar. Ata akuzohen për shpërndarje të drograve të ndryshme, në afërsi të shkollave dhe lokalet e natës në Tiranë.
Lexo edhe :
Related Posts
Një ditë më parë, drejtori i policisë Tiranë Tonin Vocaj bëri me dije se janë sekuestruar 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve.
Njoftimi i Plotë:
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Tempulli 4”, dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në afërsi të Brrylit, u kap dhe u ndalua shtetasi O. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. /vizionplus.tv