Subscribe

“Tempulli 2”, operacioni antidrogë i nisur 4 muaj më parë, sollin ditën e djeshme arrestimin e 273 personave në të gjithë vendin.

Në total u goditën 7 grupe kriminale të cilat merreshin me shpërndarjen e dorgës kryesisht në zonat urbane. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova e ka cilësuar fazën e dytë të këtij operacioni të suksseshme. Sipas tij, operacioni i policisë ka qenë i mirëstrukturuar dhe nuk ka pasur rrjedhje informacioni, çka solli dhe arrestimin e një numri të madh personash.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari Barkaj: Një fazë e suksesshme! Një megaoperacion i nisur para 4 muajsh. “Tempulli 1” goditi 24 grupe kriminale dhe vuri para drejtësisë më shumë se 300 persona.

Risi tha gazetari, është sekuestrimi i drograve xhelatinoze të cilat sillen në vendin tonë me postë.

Gazetari Barkaj: Drogërat xhelatinoze sillen me postë nga Amerika. Me “Tempullin 2” antidroga ka arritur të sekuestrojë drogë xhelatinoze që vinte me postë nga Çikago. Nga ky operacion u ndaluan 273 persona dhe u shpallën në kërkim 26 shtetas. Shifrat tregojnë që nuk ka pasur një rrjedhje informacioni, ç’ka do të sillte një dështim të operacionit. Ka pasur një operacion të mirëstrukturuar nga policia. Këtë herë nuk kemi pasur efektivë policie të përfshirë. Hetimet vijojnë por deri tani nuk ka rezultuar që të ketë efektivë të përfshirë.

Gazetari Barkaj shtoi se gjatë kësaj faze të operacionit nuk janë goditur vetëm shpërndarësit, por edhe furnizuesti e këtyre grupeve kriminale.

Gazetari Barkaj: Me “Tempullin 2” nuk kemi të bëjmë vetëm me personat që ishin shpërndarës të lëndëve narkotike me doza të vogla. Por janë arrestuar dhe furnizues. Ka pasur dhe persona të goditur po nga policia në Tiranë, persona që kishin më shumë se 20 vite si të përfshirë në shpërndarjen e drogës. Ata janë cilësuar si emra të paprekshëm për vite me radhë. Kemi arrestimin e një personi në zonën e Tufinës që kishte më shumë se 20 vite në tregun e shpërndarjes së drogës.

Numri i personave që merren me shpërnadrjen e dorgës tani është rritur. Kjo ka sjellë dhe nevojën e ashpërsimit të dënimeve për këta persona, sidomos shpërndarësit e drograve në afërsi të shkollave.

Gazetari Barkaj: Efektivët me shaka thonë që nëse në një lagje kemi pasur 3-4 shpërndarës më parë, tani i kemi në pallat kaq shpërndarës. Këta persona sa kanë ardhur dhe janë shtuar. Balla ka 6 muaj në krye të minsitrisë së Brendshme dhe është njohur me një raport shqetësues. Për këtë shkak ai ka iniciuar sigurinë nëpër shkolla për të parë dhe evidentuar problematikën. Gjimnazistët jo vetëm janë përdorues, por edhe janë përfshirë, madje duke joshur dhe shokët e tjerë. Ata kanë qnë viktima të shpërndarësve të tjerë dhe në këtë mënyrë përfitonin falas dozën e kanabisit ose merrnin shuma parash. Për këtë arsye është vendosur që të ketë një ashpërsim të dënimeve. Përveç një rasti që ka rezultuar në zonën e Elbasanit, të një personi që ishte anëtar i këshilit bashkiak, tregon që edhe persona me peshë politike, janë goditur nga policia. Këta persona kishin një aktivitet disa vjeçar të ushtruar në Tiranë.

Pse pritëm deri tani për të pasur këto dy poperacione?

Gazetari Barkaj: Më mirë vonë se sa kurrë, por të paktën u zbatua dhe hartua një plan i mirë.  Peshën më të madhe e ka Tirana, por edhe rrethet kanë dominimin e tyre për sa i përket shpërndarjes së drogës. Priten rezultate më të thelluara.

A do kemi Tempull 3?

Gazetari Barkaj: Nisur nga problematika e madhe patjetër që priten operacione të tjera. Të gjithë personat që janë arrestuar, do t’i zbërthet telefoni për të zbuluar furinzuesit e tjerë dhe bazat më të forta. Është një zinxhir tejet i madh sa i takon personave të përfshirë, sa i takon kokave të mëdha deri te shpërnarësit e vegjël./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *