E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat verilindore–juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë