Subscribe

Shefi i kabinetit në PD, Dorjan Teliti deklaroi se shqiptarët sot janë në gjendje të vështirë për shkak të keqqeverisjes nga Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Teliti akuzoi shumicën socialiste se vetëm ka rritur taksat për qytetarët.

 

“Shqiptarët nuk mund të përballojnë të mbeten në vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën. Eshtë koha për ndryshim sepse ata që e lanë Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit. Rama ndonëse premtoi taksim të ndershëm dhe ulje taksash për 97% të shqiptarëve, ai bëri të kundërtën, i rriti taksat për të gjithë ju. Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Tani, dy muaj para zgjedhjeve, përsëri Rama nuk tërhiqet nga taksimi vrastar progresiv, por premton të vazhdojë të taksojë me të njëjtat taksa ata që marrin pagë më të lartë se 400 mijë lekë të vjetra.”

 

Si zgjidhje për këtë situatë, Dorjan Teliti dha programin elektoral të PD. Sipas tij, në këtë platformë parashikohet ulja e taksave dhe hapja e vendeve të reja të punës.

 

“Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë një plan serioz pune për ta nxjerrë Shqipërinë dhe ekonominë tonë nga gremina ku e ka rrokullisur Edi Rama dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike. Më shumë para do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe më shumë vende pune do të hapen nga paratë që do të kursejnë bizneset nga ulja e taksave. Me voten tuaj të 25 prillit, ju do të fitoni, do të fitojë ekonomia, do të fitojë Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *