Pas publikimit të videos së kantierit të rindërtimit në Laç nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dorjan Teliti shkruan se kreu i qeverisë nuk ka mbajtur asnjë premtim. Ai shton se gati 1 vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë dhe asnjë spital të përfunduar në Laç.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë lidhur vetëm kontratat për banesat individuale, si dhe janë hedhur themelet.

“Pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç. ER nuk mbajti asnjë premtim. Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qendrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës. Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet. Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar.  Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *