Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se nuk ka dhënë asnjë qindarka për procesin e rindertimit ndryshe nga cfarë ka bërë me inceneratoret ku ka dhënë miliona e miliona euro.

Duke iu përgjigjur në distancë deklaratave të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj që foli në parlament, Dorian Teliti tha se ndryshe nga propaganda qeveritare deri në datën 31 shtator sipas raportimeve të vetë qeverisë, asnjë qindarka nuk është paguar nga thesari I shtetit për rindërtimin.

 

 

Kush dëgjon gënjeshtrat e Rilindjes nga ministri i plotfuqishëm i rindërtimit metelitindon se Shqipëria është vendi i mrekullive, ndërkohë që mjerimin dhe braktisjen e ndjen cdo shqiptar.

 

PROPAGANDA: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit.

 

FAKTI: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin.

 

Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *