Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorian Teliti akuzoi qeverisë se nuk po mbështet fermerët shqiptarë. Ai u shpreh në “Facebook” se sot ato pak subvencione që jepen, nuk shkojnë drejtpërdrejt për fermerët.

“Bujqësia në ditët e saj më të vështira. Fermerët shqiptarë të braktisur dhe të harruar nga qeveria. Zero mbeshtetje për ta edhe në kohë pandemie. Ndonëse bujqësia përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare, ndonëse në këtë sektor operojnë mbi 350mijë fermerë të vegjël e të mesëm, ndonëse në këtë sektor janë të punësuar dhe të vetëpunësuar mbi 460 mijë persona, shpërfillja e qeverisë e ka dëmtuar ndjeshëm këtë sektor mjaft të rëndësishëm. Duan të punojnë fermerët shqiptarë por qeveria nuk i subvencionon. U bënë 7 vjet që ato pak subvencione që jepen nuk i shkojnë drejtpërsëdrejti fermerit, për të nuk ka asnjë qindarkë, paratë janë vetëm për xhepat e një grushti grumbulluesish të lidhur me deputetët e zonave.”

Teliti tha se kur Partia Demokratike të ngjitet në pushtet, situata do të ndryshojë dhe fermerët do të jenë në fokus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *